“Je i lodhur”, Halim Kosova: Më s’kualifikuan se nuk shaja PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, është shprehur i keqardhur për skualifikimin e tij nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave në PD.

Në një intervistë televizive Kosova ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin dhe ish-presidentin, Bujar Nishani për skualifikimin nga gara.

Shkova dhe trokita tek dera e PD. I thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të dal të bëj vizita falas, ta shoh sektorin shëndetësor, cep më cep. Pavarësisht informacionit që kam nga pacientët, por kur e sheh është komplet ndryshe“, tha Kosova.

Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk u përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë i cili më thotë: “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin””, u shpreh Kosova.

Dhe faktikisht, theksoi Kosova, “ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh në fakt, sikur kam shkuar të shaj njeri unë aty”.

Dhe e dyta, u shpreh Kosova, Nishani e skualifikoi pasi tha se, ”ky është i lodhur”. Teksa vetë Nishani, tha Kosova, thotë unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri. “Kjo nuk e di si mund të ndodhë”, tha Kosova.

Megjithatë unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen, nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD-së dhe për të mirën e vendit”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Drejtoresha e AMF: Pensionet private,mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie

Kosova shtoi se njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës.

Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thotë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD”, u shpreh Kosova./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV