OFL-ja u kërkon llogari 5 “të fortëve” të radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë tre të dënuarve personave në Vlorë dhe në Durrës.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Elton (Isa) Ferizi, Ilir dhe Shkëlqim Keka.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(I.) F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

I.K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Sh. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

“Mundësia” në Sarandë/ Shehaj: Më 11 maj të largojmë nga pushteti të korruptuarit

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agon Shehaj, gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, përmendi me emra politikanët e korruptuar në...

Vizita e parë në Azinë Juglindore,Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam. Ajo tha se u ftua të shkonte atje...

I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i...

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Lajme të tjera

Web TV