“Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”, konkurrenti i “Përputhen” e tha troç se si e do femrën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana Kauri doli në takim me Elvis Lushin këtë javë, por pas puntatës së djeshme tek “Përputhen”, duket se dyshja nuk do ta vazhdojë njohjen, sepse Ana zgjodhi dikë tjetër.

Gjatë bashkëbisedimit, Ana i kërkoi Elvisit ta ngacmonte pak, kështu konkurrenti u thellua më shumë dhe kaloi në detaje intime.

Ana Kauri e pyeti se si do dëshironte që ta kishte femrën e tij dhe Elvis Lushi nuk hezitoi aspak të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të papritur. “Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”,- u përgjigj ai.

Ky mendim u mbështet edhe nga të tjerët në studio, përfshirë edhe opinionistin Arjan Konomin.

Gjithashtu, gjatë bisedës me njëri-tjetrin, u vu re se të dy ishin të mendimit se një femër nuk duhet ta “japë” veten që në takimin e parë, pasi ky veprim është pak i ekzagjeruar.

Njeriu duhet të ketë vetëpërmbajtje. Në gjykimin tim nuk është normale dhe nuk është e pranueshme”,- tha ai.

Kjo bisedë u mor si një kunj për Melisa Lleshin, e cila ka qenë shumë e afruar në takimet e saj të para me Mevlan Shabën, e sidomos me Fatjon Kuqarin.

Ndoshta jam e vetmja që kam bërë shumë gjeste, ndoshta e kanë pasur me mua, por nuk e mora personale. Ti mund të jesh më shumë femër si unë. Nëse do e ndiej me e puth, do e puth. Ashtu e ndiej, ashtu e bëj. Nëse mashkulli është aq i cekët dhe keqkupton reagimin tim, ai nuk është për mua”,- tha 22-vjeçarja.

Nga ana tjetër, Ana Kauri tha se nëse dikush nuk di të përmbahet në takimin e parë, atëherë nuk është femër.

Lexo edhe :  Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Unë jam e përmbajtur dhe jo të veproj në fillim, këtë doja të kuptoja tek Elvisi. Për këtë gjë ia kam drejtuar edhe pyetjen. Një femër që nuk di të kontrollojë veten nuk është në nivelin që është një femër. Njeriun nga kafsha e dallojnë disa instinkte të vogla”,- përfundoi ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

Lajme të tjera

Web TV