Gruaja shqiptare, e cila vrau një fëmijë 7 vjeç në Angli është shpallur sot e pafajshme për vrasje .
Mediat angleze raportojnë se ky vendim është marrë nga Gjykata pasi Eltiona Skana ka probleme të shëndetit mendor.
Skana, 30 vjeç, vrau 7-vjeçaren, duke i prerë fytin me një thikë artizanale para prindërve, në një sulm të rastësishëm Ditën e Nënës në Queen’s Park në Bolton të Anglisë.
Shqiptarja e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014, ishte ulur në stol, ndërsa Emily Jones, po i afrohej nënës së saj duke vrapuar, kur Skana i doli para dhe i çau fytin me një lëvizje.
Pa.Va/Fjala.al