Rusia nuk pret më/ Nga nesër nis vaksinimi masiv me ”Sputnik V”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Moskës,  Serghei Sobyanin me anë të një njoftimi bëri të ditur se nga dita e nesërme do të nisë fushata e vaksinimit masiv kundër Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus Serghei Sobyanin me anë të një njoftimi në blogun e tij.

“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme. Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor,” tha Sobyanin.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 28 145 raste të reja me Covid, numri më i lartë që prej nisjes së pandemisë sipas të dhënave të qendrës operative anticovid.

Të infektuarit deri tani në Rusi janë 2.375.546 persona. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 554, duke e çuar në 41.607 numrin total të viktimave.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV