Në Beograd, në parkingun e Radio Televizionit të Serbisë, para orës 10, është raportuar një shpërthim në të cilin një person vdiq dhe dy u plagosën rëndë.
Sipas mediave serbe, shpërthimi ndodhi në vendin e ndërtimit, afër ndërtesës së RTS, ku punëtorët po punonin dhe sipas informacioneve jozyrtare, një shishe me gaz shpërtheu gjatë saldimit.
Siç raportohet, disa makina u dëmtuan dhe xhamat në një nga pjesët e ndërtesës së RTS ishin thyer.
Ekipet e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.
Pa.Va/Fjala.al