Ky shtet nxjerr në ankand 170 elefantë të egër për shkak të thatësirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Namibia ka nxjerrë në shitje 170 elefantë të egër “me vlerë të lartë” për shkak të thatësirës dhe një rritje të vrullshme në numrin e elefantëve, njoftoi të mërkurën ministria e mjedisit e vendit afrikano-jugor.

Një publikim i bërë nga agjencia shtetërore New Era tha se një rritje e incidenteve njeri-elefant ka çuar në kërkesën për t’i shitur.

Elefantët e Namibisë janë ndër një numër speciesh që përballen me rrezik zhdukjeje për shkak të gjuetisë pa leje, tregtisë së paligjshme të botës së egër dhe faktorëve ekologjikë.

Ministria e Pylltarisë dhe Turizmit të Mjedisit tha se do të nxirrte në ankand elefantët për këdo në Namibia ose jashtë vendit që mund të plotësonte disa kritere të rrepta, të cilat përfshijnë lehtësira karantine.

Blerësit e huaj duhet të sigurojnë gjithashtu prova që autoritetet e ruajtjes në vendet e tyre do t’i lejojnë ata të eksportojnë elefantë në vendet e tyre.

Ashtu si disa kombe të tjera afrikane, Namibia po përpiqet të vendosë një ekuilibër midis mbrojtjes së specieve me vlerë të lartë si elefantët dhe rinocerontët, ndërsa menaxhon rrezikun që ato paraqesin kur shkelin në zonat e banimit njerëzor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV