Merkel e frikësuar për ekonominë: Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Këto komente ajo i bëri teksa Parlamenti gjerman po bëhet gati që të miratojë buxhetin për vitin 2021.

“Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.

Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve, raporton Dpa.

Qeveria gjermane planifikon që të marrë hua edhe 180 miliardë euro vitin e ardhshëm.

“Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune”, tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit.

Në përgjithësi, shteti planifikon që të shpenzojë pothuajse gjysmë trilioni euro dhe të marrë hua. Po ashtu janë paralajmëruar edhe shkurtime të taksave për qytetarët.

Merkel po ashtu ka thënë se shpreson që virusi gradualisht do të zhduket pasi të nisë vaksinimi në masë. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se pandemia mund të mos mbarojë brenda muajsh.

“Pas pothuajse nëntë muajsh me pandemi, ne tani po e shohim dritën në fund të tunelit”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se shpreson se më shumë vaksina do të jenë të qasshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lexo edhe :  Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

l.m/Fjala.al

Të fundit

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t'i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut...

Sharon Stone dhe sekreti i saj i bukurisë: Nuk ke pse të shkosh në palestër

Sharon Stone një imazh ikonik i kinemasë, ku përveç bukurisë dhe interpretimit të saj, u punësua për shumë nga filmat më të mirë në...

Kujdesi për kafshët/ Tiranë, hapet spitali i parë veterinar

Në Tiranë është ngritur i pari spital veterinar, i pajisur me protokollet dhe aparaturat më bashkëkohore për kujdesin ndaj kafshëve. Kryeministri Edi Rama pa nga...

Ekspertët ‘zbulojnë’ se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas shuplakës së bujshme

Pas një momenti pikant mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte ku kjo e fundit duket se e godet lehtë në...

Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë

Të paktën gjashtë persona humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro,...

Lajme të tjera

Web TV