Pacientët e COVID-19, me pasoja edhe pas muajsh të tërë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit.

Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës.

Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar.

Por në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi.

Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen.

“Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur diçka digjet gjatë gjithë kohës. Nuhas tym. Shpesh ngrihem natën me pizhama dhe vrapoj nëpër apartament për të kontrolluar se çfarë po digjet. Dhe nuk ka asgjë”, thotë ai.

Zoti Reagan klasifikohet nga doktorët ndër pacientët që nuk u shëruan kurrë plotësisht nga efektet e dëmshme të COVID-19.

Dhe ai nuk është i vetmi. Ka mijëra të tjerë që vuajnë nga e njëjta sindromë.

Zoti Reagan dhe një grup pacientësh afatgjatë krijuan një grup në internet dhe madje edhe një takim me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Një nga faktorët është se njerëzve u rikthehet sëmundja. Duken sikur përmirësohen, por pastaj bëhen më keq; simptomat rikthehen, dhe shpesh shfaqen simptoma të reja”, thotë Hannah Davis, nga Grupi Kërkimor i Qytetarëve Shkencëtarë.

Sot shkencëtarët bien dakort se COVID-19 është një sëmundje në sistem; ajo ndikon organe të ndryshme të njeriut, përfshirë trurin dhe sistemin nervor.

Një studim i fundit i publikuar nga neurologu Igor Koralnik zbuloi se rreth një e treta e pacientëve që i mbijetuan COVID-it, patën modifikime të funksioneve të trurit. Simptomat ishin që nga çorientimi dhe deri tek rënia në koma. Dhe këto u shfaqën edhe tek pacientët me forma të lehta të COVID-it, madje edhe tek ata që nuk patën simptoma.

Lexo edhe :  “S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

“Duhet ca kohë që njerëzit të kalojnë simptomat fillestare të frymëmarrjes. Më tej kanë një interval pa asnjë simptomë, dhe pastaj shfaqin këto pasoja të vazhdueshme neurologjike”, thotë zoti Koralnik.

Problemi i këtyre pacientëve afatgjatë po shtohet, dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara po hapen klinika të posaçme për të ndihmuar këta persona.

Në një klinikë në Seattle, Amy Compton-Phillips – doktorja që kuroi pacientin e parë me COVID në Shtetet e Bashkuara – po përpiqet të mësojë më shumë për këtë kategori pacientësh.

“Po zhvillojmë një studim të madh me grupin e Qytetarëve Shkencëtarë, në përpjekje për të kuptuar se cilat janë simptomat, çfarë përjetojnë që nga momenti i diagnozës. Po përpiqemi të kuptojmë nëse pacientët afatgjatë janë 35%, 10% apo 75%. Nuk e dimë, por po përpiqemi shumë që të mësojmë”, thotë ajo.

Edhe Michael Reagan shpreson të ketë ndonjë përgjigje së shpejti. Si shumë pacientë të tjerë afatgjatë, ai ende nuk punon dot. Më e shumta që mund të bëjë është një shëtitje e shkurtër me qenin e tij./voa/

Të fundit

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Lajme të tjera

Web TV