Artan Fuga: Mentaliteti totalitar nuk është vetëm trashëgimi e së kaluarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga deklaroi sonte se situata e sotme politike nuk duhet parë vetëm si një trashëgimi e së kaluarës.

Për akademikun Fuga, sot vendi është në monopolizimin e kapitaleve dhe sipas tij kjo ka ardhur edhe si pasojë e dinamikave sociale.

Gjithashtu ai theksoi se ky mentalitet sipas tij totalitar ndërsa shton se në rast se nuk ndryshon mentaliteti, revolucionit mund të prodhojnë forma të së kaluarës.

“Kishte një lloj autoritarizmi që shfaqej në PS po kishte edhe një lloj centralizimi edhe brenda opozitës. Më parë këtë e konsideroja një mendësi që vinte nga e kaluara.

Për mua nga ‘90 e këtej është një fazë decentralizimi sepse gjithë struktura e shoqërisë fillon dhe zbërthehet, në kuptimin e ideologjisë, por gjithashtu them se kjo shkon deri tek ngjarjet e ‘97. Ka disa arsye që ndodh ky decentralizim, një rol ka pasur edhe reforma e parë ekonomike janë marrë nga Partia e Punës.

Nuk duhet shpjeguar gjithçka me të kaluarën. Sot jemi në monopolizimin e kapitaleve, ky mentalitet totalitar sot është jo vetëm trashëgimi por edhe një rezultat i dinamikave sociale… Në fazën e viteve ‘97-2008 kemi decentralizim, demokratizim që shkon deri në kaos.

Popujt mund të ndryshojnë institucione, por po nuk u ndërrua mentaliteti një revolucion ka rrezik të prodhojë forma të së kaluarës të cilat për mua sot janë prezente”, shtoi më tej Artan Fuga në një intervistë në emisionin “Log” në ABC News.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV