Ciceroni, akuzat si armik i Romës që e çuan në ekzekutim oratorin e shquar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më dhjetor të vitit 43 PES, Marcus Tullius Cicero, – konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator, teoricien, konstitucionalist – ekzekutohet si armik i Romës, kur kishte filluar të besonte se karriera politike ishte arritja e tij më e rëndësishme; sepse veç orator i përkryer, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës.

Ciceroni fitoi famë me kundërshtimin e tij ndaj Jul Çezarit i cili kërkonte të bëhej i plotfuqishëm; më vonë ai denoncoi Mark Antonin që nuk riktheu republikën (pas vdekjes së Çezarit); dhe kritikoi Oktavianin që synonte të bëhej perandor. Ciceroni u fal nga Çezari kur ky u kthye në Romë pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t’i shpëtonte zemërimit të Mark Antonit dhe Oktavianit që e ndoqën dhe e vranë si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa – copa, shkruajnë kronikanët.

Ciceroni ra viktimë e pasioneve politike të kohës; tregojnë, se një herë, disa vite më vonë, Oktaviani (Perandor) e gjeti nipin e tij duke lexuar një libër të Ciceronit, dhe u përpoq për t’a fshehur për shkak të frikës se gjyshi i tij do të zemërohej.

Por Oktaviani e mori librin, lexoi disa rreshta dhe ia ktheu duke thënë: “Lexoje pa frikë, Ciceroni ishte njeri i mësuar që e donte vendin e tij.”

Me kalimin e shekujve, Roma përjetoi trazira, përmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukën; më pas u ruajtën nga murgjit në manastire. Zbulimi nga Petrarka i letrave të Ciceronit, në shekullin XIV, dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e Rilindjes evropiane. Por kjo Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike.

Lexo edhe :  Tragjedia e Los Alfaques: shpërthimi vdekjeprurës që tronditi Spanjën dhe Evropën

Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij është vënë re tek mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane, dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur ndodhi edhe vdekja e tij.

Sipas Ciceronit: 6 gabimet që njerëzimi vazhdon të përsërisë brez pas brezi:

1- Besimi se fitimi personal dëmton të tjerët;

2- Shqetësimi për gjërat që s’mund të ndryshohen;

3- Këmbëngulja se një gjë është e pamundur, vetëm sepse ne nuk mund t’a arrijmë;

4- Refuzimi për të vënë mënjanë preferencat e parëndësishme;

5- Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimës së mendjes;

6- Përpjekja për të detyruar të tjerët të besojnë dhe të jetojnë si ne.”

r.g/fjala.al

Të fundit

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit...

Lajme të tjera

Web TV