Si të ndryshoni mjekun e familjes pa qenë nevoja të shkoni në qendrën shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë kohë pandemie, është bërë e domosdoshme marrëdhënia dhe komunikimi sa më i ngushtë me mjekun e familjes për t’u konsultuar dhe marrë zgjidhje, jo vetëm për simptomat e Covid-19, por edhe sëmundje të tjera.

Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë në dispozicion edhe dy shërbime të reja. Njëri prej tyre ka të bëjë me mundësinë që kush do të ndryshojë mjekun e tij të familjes, ta bëjë këtë veprim on-line pa qenë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore.

Këtë fakt e ka evidentuar në një postim në rrjetet sociale dhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizur nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi. Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrëdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të.

Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja. Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes.

Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që do të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim on-line pa qenë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore”, shkruan Beqaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV