Babai i Klodian Rashës me lot në sy: Prisnim për ta martuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Klodjan Rashës, Qazim Rasha ka folur për herë të parë për Klan Tv për ekzekutimin që iu bë djalit të tij 25-vjeçar mesnatën e kaluar në Laprakë të Tiranës nga polici.

Qazim Rasha me lot në sy thotë se djalin e kishte për ta martuar dhe se në momentin e ekzekutimit ishte në punë të vet, teksa kishte dalë për kafe e për cigare.

Ai shton se policët e kishin gjurmuar se ishte pa maskë dhe jashtë orarit të lejuar dhe se e kanë masakruar duke e rrahur.

 

FJALA E QAZIM RASHËS

 

Gazetari: Është një ngjarje e rëndë fillimisht, ngushëllime për humbjen e djalit tuaj.

Qazim Rasha: Faleminderit!

Gazetari: Çfarë ka ndodhur dhe si e keni marrë vesh, çfarë mund të na thoni për opinionin publik në këtë intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion”?

Qazim Rasha: Fatkeqësi e imja, mos i ndodhtë askujt. Çfarë mund të thotë një baba për një djalë 25-vjeçar që kishte dalë të marrë një paketë cigare. E të iki se nuk ka maskë dhe të masakrohet nga policia. Edhe kriminel të ishte mund ta arrestosh, ai ishte tek dera e shtëpisë. Edhe nëse ta kishte se kishte bërë faj, mund të kishte bërë gjithçka mund ta kapte policia ta arrestonte, ta burgoste, të bënte çfarë të donte nëse kishte bërë faj. Por ta masakrojë policia një fëmijë 25 vjeç kur unë e kisha për ta martuar.

Gazetari: E kishit fejuar?

Qazim Rasha: Po prisnim për ta martuar. Nuk mund të them asgjë, asgjë.

Gazetari: Ai ka qenë duke ndenjur tek pema, aty ku pinte kafen ka qenë një tip i mbyllur.

Qazim Rasha: Ka qenë në punë të vetë.

Lexo edhe :  Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

Gazetari: Për gjithë opinionin publik që kanë shumë pikëpyejte, thonë që ka pasur armë, çfarë mund të më thuash për Klodin e di që jeni baba dhe është një ngjarje e rëndë, por ka nevojë për t’u zbardhur ?

Qazim Rasha: Ke dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me polici duke gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë me pi një kafe dhe ka ardhur për tek shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë gjurmuar. Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë unë e pushkatojë. Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje… Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston. Po të shkosh të shikosh kufomën, është degjenuar kufoma.

Gazetari: Djali juaj nuk ka pasur precedentë të mëparshëm se është thënë që është kapur për pengmarrje?

Qazim Rasha: E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga ato unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe. Më tha vetë shefi që ato e kanë bërë, por çfarë ti se atë janë maskarenj që kanë bërë veprimin. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…

Të fundit

“Ata na turpërojnë, ju nuk deklaroni”/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund!

Edhe në takimin e sotëm në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te “Paqja Fiskale” që ofron një sërë...

Ndodh në Kolonjë! Gruaja dhunon ish-burrin

Një grua dyshohet se ka dhunuar ish-burrin e saj në Kolonjë. Sipas njoftimit te policise, behet fjale per shtetasen A. J., 33 vjeçe, banuese në...

Krimet zgjedhore para 11 majit, ambasadorët kërkojnë llogari në Tiranë

Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, Altin Dumani,...

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa...

Sa fitojnë Papa dhe kardinalët?/ Pagat e drejtuesve të Kishës mes sakrificave

Papa Françesku kishte refuzuar të merrte rrogën e tij dhe para se të vdiste dhuroi 200 mijë euro për të burgosurit e burgut romak...

Lajme të tjera

Web TV