Prokuroria përjashton nga hetimet policinë e Tiranës. Zbardhet dëshmia e efektivit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. Mësohet  se policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimi i kësaj çështje, ndërsa Prokuroria po heton bashkë me SHÇBA.

Efektivi me inicialet N.H. pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë. Këtu prokuroria ka dyshimet e saj, ndërsa po vijon hetimet.

“Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa. I riu na ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që ne t’i vihemi në ndjekje”, mësohet të ketë thënë polici.

Mësohet se efektivi, është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa nuk njihej si person problematik në punë.

Nga ekspertiza paraprake, Klodjan Rasha, një person i njohur për policinë pasi ishte akuzuar për plagosje të lehtë si dhe për dhunë në familje, është qëlluar me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Nga ana tjetër policia deklaroi se rreth 80 metra larg trupit të të riut u gjet një pistoletë, ndërkohë që po hetohet nëse i përket atij apo nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Familjarët e viktimës pohojnë me bindje se djali nuk kishte armë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit,...

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider historik. Sipas tij, ai është...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Lajme të tjera

Web TV