Trajneri i Kombëtares kuqezi, i pakënaqur, Reja: Ky, grupi më i keq që mund të na binte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares kuqezi, i pakënaqur me grupin e eliminatoreve të Botërorit 2020. Pas hedhjes së shortit të Eliminatoreve të Botërorit 2022 për zonën e Evropës, ka reaguar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, i cili është shprehur i pakënaqur me grupin në të cilin ndodhet Shqipëria.

Ky është grupi më i keq që mund të na binte”, – ka thënë ai në një video-konferencë dhe në vijim do të ndiqni disa prej deklaratave të tij. Shqipëria ka njohur të hënën në mbrëmje kundërshtaret e saj në Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, aty ku në grupin I, do të përbalket me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Dhe trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, është shprehur i pakënaqur me grupin në të cilin ndodhet Shqipëria. “Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali, – ka thënë ai. – Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona.

Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë.

Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona, – ka vijuar italiani. – Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.”

Por si shkon Shqipëria në këto Eliminatore? “Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona, – përgjigjet Reja. – Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Evropianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Levandovskin, uroj të mos jetë shumë në formë përballë nesh.

Lexo edhe :  F1/ Tek Ferrari duken të dorëzuar, Vasseur: “McLaren nuk kapet, në Bahrain për podium”

Në futboll nuk ka asnjë rezultat të sigurt, – ka theksuar 75-vjeçari. – Askush nuk niset i mposhtur. Me Anglinë do provojmë shanset tona. Do luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin. Do ketë spektakël me Anglinë. Shpresoj që kur të vijnë në Tiranë të kemi tifozët, pasi me ta ne karikohemi dhe bëjmë më të mirën. Pres që lojtarët të rriten gjatë kësaj periudhe. Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi treguar rritje. Në përjashtim nga ajo me Lituaninë kemi bërë shumë mirë. Duhet të jemi të parashikueshëm, pasi kjo është e nevojshme në të tilla ndeshje.” Shqetësimi i kryesor i trajnerit është forma e futbollistëve kuqezinj në prag të këtyre eliminatoreve.

Unë do të doja të luaja me kundërshtarë si Kroacia dhe Danimarka, pasi mendoj se do kishim më shumë mundësi, – ka thënë kreu i stolit kuqezi. – Nuk do e doja Poloninë, nëse do kishim një tjetër në vend të tyre do kishim mundësi. Pasi edhe me Hungarinë kemi shanset të bëjmë mirë. Nga të gjitha grupet, ai i joni mendoj se është më i miri nga ata me 6 skuadra. Ne shanset i kemi aty, është një grup shumë i fortë, por jam i bindur që do bëjmë ndeshej të mira. Unë kam merak vetëm për gjendjen e lojtarëve kur të vijnë në Kombëtare. Nëse janë në gjendje të mirë, jam i bindur që do bëjmë ndeshje të shkëlqyera.”

Nëse i hedhim një sy rezultateve në Ligën e Kombeve, pengu është për ndeshjen me Lituaninë. Ne do kishim një renditje më të mirë dhe do të kishim më shumë mundësi për kualifikimin në Botëror”, – ka përfunduar Reja. Fushata eliminatore e kuqezinjve nis në fundin e marsit, për t’u mbyllur në mesin e nëntorit të vitit të ardhshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV