Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për disa nga bosët e krimit.
Sipas Kim, Spak ka marrë përsipër një tjetër rast të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Diplomatja shpreson që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij.
”SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit.
Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.’’, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.