E trishtë/ Ndërron jetë nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit në moshën 37-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi ka humbur jetën në moshën 37 vjeçare.

Pak ditë më parë ai pësoi një goditje celebrale, teksa ishte ne palestër. Saraçi u nis më pas me urgjencë në spital.  Në Tiranë ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë e të rëndë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Pas operacionit të vështirë pati pak shpresë, teksa 37 vjeçari u raportua në gjendje të qendrueshme, por sot mësohet lajmi i trishtë, se nuk e fitoi dot betejën me jetën.

Të gjithë ata që e kanë njohur Ervinin do ta mbajnë mend si një djalë brilant, të qeshur dhe pozitiv. Një person i angazhuar pas aktiviteteve fizike, ai ishte një ndër anëtarët e shoqatës së Alpinizmit në Elbasan. Gati çdo fundjavë merrte pjesë në veprimtaritë e shoqatës , duke ngjitur disa nga malet dhe kodrat me të larta në vend, ndërsa pasditeve shkonte në palestër.

Ervin Saraçi kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, më pas ato Master në Shkencat politike në Belgjikë .

Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme, Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan. Në vitin 2013-2015 u emërua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan.

Vitet e fundit ai mbajti postin e nënkryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ai ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjeçar.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit. Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur...

Përfundon numërimi edhe në Skrapar, Partia Socialiste fiton 66.46% të votave!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Skraparit, që i përket qarkut Berat. Nga rezultatet, Partia Socialiste del forcë e parë me...

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota ose 57.5% Pason Koalicioni Partia Demokratike...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës së rezultateve të publikuar në...

Lajme të tjera

Web TV