Zjarr i madh në Shkodër, digjet gjatë natës lokali në mes të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lokal në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët gjatë natës. Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Sipas burimeve, lokali është djegur totalisht dhe flakët kanë prekur edhe pjesën anësore të një pallati.

Lokali ndodhet në qendër të Shkodrës, shumë pranë hyrjes së Teatrit Migjeni. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri. Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banorët, gjë e cila ka bërë që banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke bërë shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV