Amerika do të na shpëtojë nga tanët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Frrok Çupi

Nëse edhe kësaj here nuk u dalim nga duart këtyre tanëve, atëherë njerëzia do të qahet, jo më për vete, por për Amerikën. Përpjekjet e  këtyre për t’i dalë duarsh edhe Amerikës, janë shumë të fuqishme; por a do t’ia dalin?! Kjo është çështja e vështirë që i ka bërë normalët e popullit me dhimbje koke. Kjo është edhe çështja që e ka vënë rolin amerikan në planin e parë të shpresës. Presidenti legjendar Wilson e paska pasur pak më të lehtë në vitin 1919 që ua shkëputi Shqipërinë nga duart traktateve të fshehta të Evropës.

Kësaj here korrupsioni i zyrtarëve të lartë pos- komunist ka ngrënë jetën e njeriut, gjaku i eliminimit fizik dhe moral të kundërshtarëve ka zënë udhëheqësit autorë, padrejtësia e hapur ndaj individit, zotërimi pa drejtësi i pronave nga një pakicë shumë e vogël, kapja e posteve të larta të shtetit, drejtësisë dhe medias…, këto janë kthetrat më të egra se në konferencat e vitit 1919. Tani ambasada Amerikane po bën thirrje për ngritjen e gjykatave, por po përplaset në shkëmbinjtë e këtyre.

A mund të na shkëpusë Amerika nga duart e tanëve?

Kjo është hera e dytë që kombi ia kërkon me zë të lartë Amerikës shpëtimin nga vetë ‘këta të  kombit’. Hera e parë ishte në mars të vitit 1997, kur Amerika kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB formimin e një operacioni ushtarak për shpëtimin e shqiptarëve nga shqiptarët. Operacioni u quajt Alba (Agim), dhe kishte në përbërje 7. 265 trupa ndërkombëtare që do të mbronin ty nga unë, mua nga ti, tjetrin nga të tjerë, të gjithë nga presidenti e nga të tijtë.

Lufta civile u shkaktua pikërisht nga aktet që lulëzojnë deri më sot: Korrupsioni, trafiku shtetëror i naftës dhe i armëve; grabitja e qytetarëve përmes skemave mashtruese piramidale të koduar ‘kapitalizmi specifik shqiptar’; sfida shtetërore kundër viktimave se ‘paratë e shqiptarëve janë të pastra’.

Sot pas 23 vjetësh, a ka shans që Amerika të ndërtojë operacion të dytë?

Ka një ndryshim të madh, në dy senset: ‘po’ dhe ‘jo’.

Jo!, Shtetet e Bashkuara ‘nuk mund të na dalin zot’ kësaj here, edhe pse nuk mund ta besojmë, është njëri nga versionet e mbijetesës. Pse ‘jo’?. Sepse bota e qytetëruar do të pyesë: ‘Prapë shqiptarët thërrasin ‘ndihmë’ për të njëjtën gjë dhe për të njëjtët fajtorë në 23 vjet? Ku ishin deri sot? A nuk dinë këta të ndëshkojnë krime?’. ‘Jo-në’ e Amerikës në shpëtimin tonë e favorizon edhe një faktor prej nesh: Ata që na grabitën, na dhunuan, na vranë sa në bulevard aq dhe në Gërdec, sa prapa Dajtit e me helm nëpër zyra…, këta ne i kemi në krye të shtetit. A vallë Amerika do t’i zbresë nga froni. Edhe sikur të tentohej, do të jemi po ne ‘viktimat’ që do të dalim në bulevard të mbrojmë kapon.

Lexo edhe :  Edi Rama foli qartë, shqip dhe prerë

E kemi provuar këtë vit, sapo filloi covid-i; a ju kujtohet?! Por ka edhe një arsye për ‘po-në’. Kur prokurorët amerikanë dhe gjykatat evro- kosovare kanë vënë në akuzë presidentin e Kosovës dhe heronjtë e mëdhenj të luftës së fundit çlirimtare në botë, vallë pse nuk vihen nën akuzë autorët e masakrës me mijëra viktima në Shqipëri, gangsterët në Pusin e Mezinit, në Qafë Gjashtë, kuçovë dhe në Cërrik; autorët të tragjedisë së Otrantos dhe prijësit e grushit të shtetit në 1998, 26 vrasjet në Gërdec dhe zhdukja e Remzi Hoxhës dhe Eduard Belegut…? Ka edhe një ‘po’ më konkrete: Gjatë tre viteve të fundit Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë përmirësuar ligjet që ‘e nxjerrin shtetin dhe individin’ prej kthetrave të tyre. Është ndryshuar Kushtetuta, janë shoshitur gjykatës dhe prokurorë të cilët në shumicë dolën ‘të krimbur’, është ngritur SPAK dhe BKH, Reforma në Drejtësi u ka dalë nga dora atyre të ‘plepave’ dhe ‘avnirustemëve’, presidenti nuk është më i zoti të bllokojë. Ja këtu është shpresa se Shtetet e Bashkuara ‘po!’, do t’ia dalin.

Por më në fund ndodhemi përsëri para hijes së një ‘jo-je’ tjetër, tragjike sikur të ndodhë. Ata që e bënë gjëmën, ata janë prapë në radhë, më të egër tani, për t’u kthyer në pushtet. Nëse në një ëndërr të trishtë do të ndodhte, atëherë Amerika nuk merret më me viktimën që voton mizorët. Natyrisht që jo… Këta janë bërë palë- palë që nga vitet ’90 dhe kanë shumë pasuri në dispozicion.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV