30 vjet nga themelimi i PD. Ish-kryetari i kësaj partie, Tritan Shehu, i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Partisë Demokraktike, Tritan Shehu, do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Ai do të bëjë një analizë dhe bilanc të tre dekadave të kësaj partie për kohën kur ka qenë në pushtet dhe në opozitë.

Për kujtesë, në këto 3 dekada, katër herë zgjedhjet i ka ftuar PD, 4 herë PS, dhe 1 herë PPSH. Shehu do flasë edhe për mënyrën se si PD po përgatitet për zgjedhjet e 25 prillit, punën e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe një parashikim për këto zgjedhje.

Shehu do analizojë edhe vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, veprimet e policisë dhe protestat pas kësaj vrasje.

Si mjek në profesion, Shehu do analizojë edhe mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë. Përse ai është gjithnjë kritik për atë që po bën ministria e Shëndetësisë dhe si do ta menaxhonte PD nëse do ishte në pushtet.

Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me ish-kryetarin e PD, Tritan Shehu. Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV