Ambasadorja Kim ashpërson tonet: Mjaft me lojëra, ngrini Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ashpërsuar tonet ndaj politikanëve shqiptarë, pas thirrjeve të vazhdueshme për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja Kim do të japë mbrëmjen e sotme një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku në një pjesë të shkurtër të publikuar në faqen e “Facebook” të ambasadës amerikane, kryediplomatja thekson se “njerëzit nuk duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese”.

Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”!, shprehet ambasadorja Kim.

Ndërkohë, intervista e plotë do të transmetohet sonte në mbrëmje, ora 18:00, te “Zëri i Amerikës”./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157892738235838

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV