Hungaria dhe Polonia kanë rënë dakord për miratimin e buxhetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas disa mediave gjermane, Gjermania, presidente e radhës së BE e arriti një kompromis në grindjen për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së, që pritet të miratohet në samitin e të enjtes dhe të premtes në Bruksel. Mediat bëjnë të ditur se kompromisi përbëhet nga disa deklarata shtesë, në të cilat BE thekson, ndër të tjera, se respekton “identitetin kombëtar” të vendeve.

Në Poloni dhe Hungari kjo mund të interpretohet në mënyrë të tillë që BE të mos ndërhyjë në politikat e tyre ndaj refugjatëve ose ndaj familjes.

Në të njëjtën kohë, kompromisi u jep kohë Hungarisë dhe Polonisë. Ai përcakton që Komisioni i BE nuk duhet ta zbatojë mekanizmin e sundimit të ligjit, përsa kohë që një shtet është ankuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Procedimet para GJED mund të zgjasin një deri në dy vjet. Kjo do të thotë se Kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk ka pse të ketë frikë se vendit të tij do t’i shkurtohen fondet e BE-së para zgjedhjeve parlamentare më 2022, përsa kohë që ka bërë një ankesë në GJED.

Varshava dhe Budapesti kishin paralajmëruar se do të vinin veto kundër miratimit të buxhetit prej 1,1 bilionë eurosh dhe fondit stimulues shoqërues prej 750 miliardë eurosh, sepse kundërshtonin që fondet të kushtëzohen me respektimin e shtetit të së drejtës dhe standardeve demokratike. Të dyja vendet janë nën hetim për shkeljen e rregullave të BE duke minuar pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit.DW

Të fundit

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

Lajme të tjera

Web TV