Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Policia: Arrestohen 3 organizatorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi arrestimet, shpalljet në kërkim dhe procedimet lidhur me protestën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 3 organizatorë të protestës, një 21-vjeçar dhe 29-vjeçar nga Tirana si dhe një 23-vjeçar nga Durrësi.

Mësohet se të arrestuarit janë: Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani si dhe janë shpallur në kërkim Akimed Lusha, Darvin Zalla, Arbër Koka, Klint Lamaj, Admiral Rama, Din Dogjani, Blerim Hoti dhe i mituri me iniciale F.B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta, lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

Lexo edhe :  Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV