Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, shpallet në kërkim “Stresi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me ermin Stresi pasi ka marrë pjesë ditën e djeshme në protestën e dhunshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi.

Në operacionin që vijon, policia ka arrestuar deri tani tre protestues dhe janë disa të tjerë në kërkim, mes tyre dhe Lushaj.

Sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka qenë personazhi i protestës së djeshme për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit. Teksa protestonte bashkë me miqtë e tij, reperi ka dhënë disa prononcime për mediat.

Në një prej intervistave të tij, në momentin kur protestuesit ndodheshin para Ministrisë së Brendshme, Stresi me humor është shprehur se nuk ka frikë nga asgjë, as nga kryeministri Edi Rama.

“Moj motra ime nuk i trembem jo këtij këtu, po as atij të gjatit që duhet me e kap me çadër…,”-u shpreh reperi.

Gjatë protestës së djeshme, ai ishte në mesin e protestuesve duke u shprehur se do të kthehej në një “Azem Hajdari” të dytë, duke iu referuar protestës së studentëve në vitin 1990./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV