Rama vizitë për ngushëllim në familjen e Klodian Rashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës, të riut që u vra nga policia dy ditë më parë.

Mësohet se kreu i qeverisë ka rreth 15 minuta që ndodhet në shtëpinë e 25-vjeçarit, ndërsa në orën 18:00 do të ketë edhe një deklaratë për mediat lidhur me rastin.

Lajmin e bëri publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku shkruante se në 18:00 do të mbante dhe qëndrimin e tij për këtë vdekje tragjike të të riut.

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV