Vrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Rama: Në orën 18:00 qëndrimi im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Tiranë, pas vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “në kërkim të vaksinës” kundër Covid.

Kreu i qeverisë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook mbajtjen e një konference për mediat në orën 18:00 për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.

Ishte efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë. Ekzekutimi shkaktoi zemërim dhe protesta anembanë Shqipërisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Lajme të tjera

Web TV