Frrok Çupi për protestën: Kjo lëvizje e ka emrin Gjiri i Lalzit, opozita do ta çojë Shqipërinë në katastrofë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Frrok Çupi ka komentuar sot në emisionin ‘Top Talk’ ngjarjet e fundit sa i përket protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai theksoi se skenaristët e protestave janë presidenti i vendit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët po përdorin Lulzim Bashën, dhe gjithë këtë e quajti Revolucioni Gjiri i Lalzit.

“Njerëzit kanë të drejta maksimale që nuk ka të kënaqur ka plot me probleme ekonomike me fëmijët e tyre që kanë ikur jashtë vendit, kjo është një lëvizje që po kolaudon një revolucion dhe mund të quhet Gjiri i Lalëzit.

E gjitha vjen që një klasë e pasuruar zyrtarisht për arsye zyrare për shkak të fondeve publike tani ka ngritur stuhinë për të çuar Shqipërinë në një katastrofë. Ai qëllim human dhe qytetar shumë i ndritur është që të qëndrojë pranë viktimës pranë nënës së viktimës, por ka dhe një pjesë tjetër që është politika që po e përdor për të krijuar turbullira.

Në çdo vend të botës politika do të përdorte për përfitim. Opozita kishte rastin që ta përdorte me një elegancë mes dhimbjes dhe respektit për të. Ky është rreziku më i madh se ata e lënë pa autor ngjarjen, le të themi që po zhvillohet në mënyrë spontane.

 Ka një arsye që s’po kërkohet autorësi. Palmer tha që nëse vazhdohet kështu do të konsiderohen një organizatë e dhunshme. Si Berisha si Meta apo përdorin kryetarin e PD duke e mbajtur peng që të mos shfaqet tek publiku”, tha Çupi.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Lajme të tjera

Web TV