Greqia “lëshon pe” për fundvit! Çfarë hap për Krishtlindje, 3 ditë karantina e detyruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia do të ndërmarrë disa masa lehtësuese përgjatë periudhës së Krishtlindjeve, deri në datën 7 janar.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke ai që i ka bërë me dijeni masat në fjalë, teksa ndodhej në një konferencë më ministrin e Zhvillimit. Kështu nga e hëna do të hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve.

Ndërkohë ditën e Krishtlindjeve do të hapen kishat dhe ditën e Ujit të Bekuar, pra më 6 janar kishat e vogla dhe 25 mitropolite.

Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22:00 – 5:00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.

Ndryshon, gjithashtu, afati i karantinës për vizitorët nga jashtë vendit, për festat. Nga 10 ditë, karantina e detyruar do të jetë 3 ditë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, nuk ka theksuar nëse do të ketë përjashtime për të ardhurit nga vende me shifra të larta të infektuarish apo dallime të kufirit ajror me atë tokësor.

Nuk do të lejohet qarkullimi në zona apo qytete të ndryshme të Greqisë. Në taksi lejohet vetëm 1 pasagjer, përveç rasteve të prindit me fëmijë të mitur.

Përsa i përket festimit, do të lejohet në ambiente familjare, deri në 7 veta në çdo shtëpi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues nga KAS, por pa garanci për rinumërimin

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)...

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u...

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn....

“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet...

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat, dua dënim përjetë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Në deklarimin...

Lajme të tjera

Web TV