Martin Biba: Koha për një drejtim të ri në KOKSH, me fokusin tek sporti dhe sportistët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka reaguar të premten në mbrëmje me një status në rrjetin social “Facebook”, ku ai thekson se “si kandidat për President të KOKSH-ti po ndaj disa pikëpamje se ku jemi dhe ku duam të shkojmë”.

“Së pari vendimi i djeshëm (i së enjtes) i gjykatës së shkallës parë të Tiranës rrëzon datat e asambleve 13 /12/ 2020 ( për miratimin e statutit) dhe 23/12/ 2020 (zgjedhore), – shkruan ai. – Duhej të ndodhte dhe ja ku jemi për momentin, por statuti (njëri nga dy projekt statutet) duhet të miratohet dhe të shkojmë në asamblenë zgjedhore për Komitet Ekzekutiv dhe President.”

“Komisioni statutor i ka dërguar këto projekt-statutet mbas një pune cilësore duke bërë ndryshimet e duhura, tani është vullneti i Asambles ë se cilin do të miratojë, – ka vijuar ish-mundësi. – Nevojitet kohë për të respektuar afatet, pra 30 ditë mbas miratimit të statutit nga Asambleja Statutore , MASR-ja dhe nga Gjykata e Tiranës thirret Asambleja Zgjedhore e KOKSH. Pra tejkalohet afati i rezolutës 09/02/2020 dhe kjo s’duhet të shqetësojë askënd sepse qëllimi është funksionimi mbi baza ligjore dhe statutore i KOKSH-it.

Për këto afate jam shprehur herë tjetër dhe tani vetëm duhen finalizuar ato që thashë më sipër.”
“Kur është vullneti i sportit gjithçka realizohet në kohë e me cilësi si për nga afatet kohore dhe ato procuderiale të domosdoshme e të nevojshme!, – ka vijuar ish-kreu i FSHM-së. – Megjithatë, unë kam komunikim të mirë dhe falënderues për këdo që ka kontribuar në zgjidhjen e situatës e do to të kontribuojë në vazhdimësinë e punës në KOKSH!

Unë i pranoj dhe sigurisht i ftoj dhe ata që kanë hatërmbejtje, inate, mëri, apo mendime të kundërta e mos pranime që të bashkohemi dhe stabilizojmë KOKSH në frymën olimpike, ligjore, statutore dhe shoqërisht në ditët e ardhshme! Të drejtosh do të thotë të rrugëtosh me njerëzit, pavarsisht mendimeve ndryshe dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur!”

Lexo edhe :  Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin italian pas 4 vitesh

“Rezultati vjen shpejt dhe nga eksperienca ime prej 10 vitesh si President i FSHM-së them se kur vendoset në përparësi zhvillimi, masivizimi, cilësia sportive, vendimmarrja kolegjiale, moskrijimi i pengesave artificiale të udhëhequra nga interesa të vogla personale, mbarëvajtja e punës së një organizate sportive si KOKSH vendoset në shinat e duhura! – ka theksuar ai. – E mira s’ka fund por mendoj se dua të falënderoj këdo për atë që kanë bërë mirë nga ime dhe t’i falë për atë që s’kanë bërë mirë në të kaluarën dhe t’u kërkoj bashkëpunim të gjithë atyre që duan të bashkëpunojmë së bashku për një KOKSH, i cili do të jetë nesër, pas zgjedhjeve, dinjitoz.”

“Një KOKSH ku të jetë i qartë objektivi, së pari, sporti e sportistët dhe, së dyti pjesëmarrja olimpike me një numër sportistësh të konsiderueshëm për vendin tonë e pretendues për medalje olimpike, puna e bashkëpunimi me institucionet kombëtare e ndërkombëtare! Gjatë ditëve në vazhdim do të shpalos sipas kohës që do të kemi në varësi të asambleve dhe platformën time për KOKSH!” – ka përfunduar ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, i cili ka shpallur edhe kandidaturën e tij për postin e kreut të organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Lajme të tjera

Web TV