Protestat për Klodian Rashën/ Avokati i Popullit: Brutaliteti dhe shkatërrimi të papranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas protestave të zhvilluara dy ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ku pas dhunës së ushtruar policia ka shoqëruar disa persona, ka ardhur edhe një reagim nga Avokati i Popullit.

Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në këtë institucion shprehet se është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.

Sipas Avokatit të Popullit kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.

Fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave. Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.

Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuandrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve“, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar...

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke e akuzuar për korrupsion të...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

Lajme të tjera

Web TV