A do largohet Ardi Veliu? Lleshaj përgjigjet pas dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, protestuesit kanë kërkuar largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kësaj kërkese kryeministri Edi Rama i ka dhënë një ‘JO’ të prerë.

Por, edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Vizion Plus” u shpreh se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë. Sipas tij, faji është individual.

 “Për akte morale, dorëheqjeje ka nevojë sa të duash. Janë ata që janë debitor ndaj publikut shqiptar për aktet e kryera gjatë karrierës së tyre politike.

 Sa i përket strukturës së Policisë së Shtetit nuk ka asnjë vend për dorëheqje. Struktura e Policisë së Shtetit është e administratës shtetërore dhe në thelb nuk funksionon dorëheqja. Njerëzit atje emërohen, shkarkohen.

Nuk është praktikë e administratës. Sigurisht, që nuk mbajmë njerëz me zor në detyrë, gjithsesi unë nuk shoh asnjë nevojë dorëheqjeje të strukturave të Policisë, për arsye se Policia shqiptare sot përfaqëson institucionin më të besuar nga qytetarët e këtij vendi dhe ky nuk është vlerësimi joni, por i fundit para 2-3 ditësh i programit suedez.”, tha Lleshaj

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta. Ngjarja ndodhi pasditen e...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Lajme të tjera

Web TV