Biznesmeni vret të dashurën dhe vëllain e saj 9-vjeçar për tradhti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Rusi është vënë në kërkim të një personi pasi vrau të dashurën dhe më pas i nisi një video autoriteteve ku pranonte krimin.

Akshin Guseinov, 32 vjeç, vrau Viktoria Makarova, 26 vjeçe në banjo. Më pas e çoi në shtëpinë e familjes së saj ku torturoi dhe vrau vëllain e vogël të së resë, Dmitry, 9 vjeç.

Guseinov pranonte në një video që ishte autori i ngjarjes së rëndë. Sipas tij, e dashura po e tradhtonte me një person tjetër i quajtur Yuri.

Në fakt, siç përmendin mediat, as ky i fundit nuk e kishte idenë se Makarova ishte në lidhje me 32-vjeçarin.

Pas kësaj, vrasësi, i cili ka disa biznese në fushën e ndërtimit dhe turizmit shkoi në brigjet e Detit të Zi dhe u zhduk. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas hetimeve, e reja vdiq si pasojë e plagëve në kokë. Ajo u gjet brenda në banjo. Vëllai i saj u torturua dhe më pas u vra.

“Dua ta them që në fillim, jam i çmendur”, thotë në video i riu.

Ai pranoi që kreu vrasjen pasi kishte mësuar se më 3 Dhjetor e dashura e kishte tradhtuar.

l.m /Fjala.al

Të fundit

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën...

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik....

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Lajme të tjera

Web TV