Investimet në infrastrukturë, Balla: Belshi, modeli ynë i zhvillimit rural

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas asfaltimit të rrugëve në 5 lagjet kryesore të Belshit, tani bashkia është e fokusuar në sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të fshatrave.

Janë asfaltuar rrugët në 12 fshatra, rreth 20 km rrugë gjithësej, ku përfitojnë rreth 11 mijë banorë ndërsa projekti do të vijojë edhe në fshatra të tjerë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në fshatrat Turbull dhe Gjinuk ku inspektuan përfundimin e punimeve ndërsa biseduan edhe me banorët të cilët prej shumë kohësh i kërkonin këto investime.

Belshi është modeli ynë i zhvillimit rural. Pas përfundimit të akseve kryesore, që janë arteria e zhvillimit të Belshit, tashmë jemi në fazën përfundimtare, atë të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda fshatrave. Këto dy fshatra, që kanë përfunduar, janë pjesë e një projekti të madh që do të vazhdojë edhe në fshatra të tjerë, sepse qëllimi ynë është, që zhvillimi i agroturimit në zonën e Belshit, të bashkëshoqërohet edhe me vijimin e investimeve në çdo fshat.

Ne do të gjendemi pranë çdo fshati të Belshit sepse mendojmë që kjo zonë po merr një rëndësi përsa i përket zhvillimit të turizmit rural. Ftoj çdo shqiptar të vizitojë këtë destinacion të rëndësishëm turistik” u shpreh Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Tafani në,fjalën e tij tha se projekti nuk do të ndalet, por do të vijojë në çdo fshat të Belshit.

Sapo kemi përfunduar asfaltimin e 800 m rrugë të brendshmë të fshatrave. Pas projektit të rikonstruksionit të Dumresë dhe pas përfundimit të segmentit rrugor Cerrik-Urë Vajgurore, bashkia po punon për zbatimin e projektit të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve të brendshme të fshatrave. Këtu jemi në Turbull dhe projekti vazhdon në disa fshatra të tjerë.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Për banorët e fshtrave rruga nuk është vetëm një mundësi më e mirë lëvizje, por mundësi zhvillimi duke nisur nga dalja e produkteve bujqësore në treg më shpejt e me më pak kosto, e deri tek zhvillimi i agoturizmit, që duket se është një perspektivë e qartë për fshatrat e Dumresë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV