Pornografi me të mitur në rrjetet sociale, si u zbulua pas dy vitesh hetime 37-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, i akuzuar për veprën penale “pornografi me të mitur në rrjetet sociale”.

Policia njofton se i dyshuari u arrestua në kuadër të finalizimit të operacionit “Zbulimi”, pas dy vitesh hetime.

Sipas policisë, dyshimet nisën pasi I.K, banues në Tiranë, kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme.

Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provës materiale, 37-vjeçarit iu sekuestrua një aparat celular. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Policia ka apeluar prindërit që të ushtrojnë më shumë kontroll ndaj fëmijëve, gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi apo ngacmimi në internet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, dyshohet për qindra viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV