Si të harroni një histori të gabuar dashurie në dhjetë hapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni dëshirë të qani? Bëjeni. Kur zemra thyhet duhet treguar durim dhe dashuri: kohë për të marrë veten dhe për t’u marrë me veten në kuptimin e plotë të fjalës. Por kujdes! Lotët mos i derdhni para atij ose asaj. Ja se si mund ta harroni një histori të gabuar dhe t’ia rinisni më së miri pas fundit të një dashurie.

Qani

Pavarësisht se sa mund të ketë zgjatur një histori dashurie, çdokush lëndohet në mënyrën e tij. Të ktheni faqe menjëherë nuk është edhe aq e lehtë, ndaj mos e sforconi veten: nëse ju vjen të qani, qani ose bërtisni pranë jastëkut tuaj të dashur.

Ndajeni dhimbjen tuaj

Flini për të, por jo me të gjithë, kuptohet: personat e duhur janë ata të cilët janë të aftë të dëgjojnë me objektivitet dhe të përgjigjen edhe në raste të pakëndshme. Jini gati të dëgjoni edhe ato që nuk do të donit t’i dëgjonit.

Merrni përgjegjësinë

Një marrëdhënie krijohet nga dy persona: kjo nuk do të thotë që ta fajësoni veten, por përkundrazi, të bëheni një person më i lirë falë ndërgjegjes suaj. Merrni përgjegjësinë që ta shihni situatën me qartësi.

Mësoni nga gabimet

Është e rëndësishme që t’i kujtoni gabimet që keni bërë gjatë marrëdhënies suaj dashurore dhe t’i kuptoni ato, për të mos i bërë më. Madje, ju sugjerohet që të shkruani një listë të të gjitha atyre gjërave, të cilat nuk do t’i dëshironi më nga një raport.

Lëvizni

Bërja e aktiviteteve fizike vë në lëvizje trupin dhe…mendjen! Kjo gjë përveçse ndikon në prodhimin e endorfinës, ju ndihmon të luftoni momentet e depresionit dhe të gjeni humorin e mirë. Ndërkohë që ky do të jetë një plus më shumë për të bërë takime të reja. Pra vetëbesimi juaj do të rritet ndjeshëm.

Lexo edhe :  Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Mësoni

Përdorni gjithë mendjen dhe shpirtin tuaj për të marrë leksione të denja nga jeta që keni jetuar dhe në këtë rast nga një marrëdhënie dashurie e gabuar. Ëndrrat me sy hapur do t’ju ndihmojnë të qartësoheni nga mendimet, ndërsa do t’ju bëjnë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga dashuria!

Argëtohuni

Ka shumë mënyra se si mund të argëtoheni për të harruar atë dhe gjithë fundin e hidhur të një lidhjeje të gabuar. Dilni me shoqërinë, bëni shopping, ndiqni ndonjë kurs, shkoni në plazh. Ndërkohë, mos harroni kohën që mund ta shfrytëzoni vetëm për veten tuaj. Tashmë jeni sërish beqar/e. Bëni një banjë të mirë, shkoni në një qendër estetike-relaksuese, lexoni, shihni ndonjë film komik etj.

Eliminoni!

Më në fund do të jeni gati që të eliminoni përfundimisht prezencën e ish-it tuaj. Objektet e shtëpisë duhet t’ju japin pozitivitet, sepse nuk ja vlen që ato t’i lidhni me emocionet e së shkuarës. Pastroni shtëpinë, sistemojeni ndryshe. Hiqni nga “Facebook” të gjitha fotot me të.

Merrni frymë thellë

Largoni çdo lloj frike që mund të keni brenda vetes. Eksperimentoni sporte dhe hobe të reja për të kaluar kohën. Merrni frymë thellë vazhdimisht. Përkëdheleni veten tuaj me çfarëdo lloj gjëje që ju kënaq. Gatuani gjëra të mira edhe pse jeni vetëm dhe filloni të shijoni anën më të bukur të vetmisë. Mos harroni: më mirë vetëm sesa të keqshoqëruar.

Pranoni

Nëse jeni ndarë një arsye ekziston. Ndaj, pavarësisht se vendimi është marrë nga ju ose ai/ajo, pranoni realitetin. Përpara keni jetën tuaj. Bëjeni atë më të bukur!
l.m/Fjala.al

Të fundit

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Lajme të tjera

Web TV