Kohë pandemia/ 5 zonat e kuqe të Covid në Tiranë

Masat kufizuese të lëvizjes nga ora 22:00-deri në orën 6:00, në të gjithë vendin, vijojnë të jenë ende në fuqi për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Por kjo nuk ka sjell ndryshim në disa zona kryesore të kryeqytetit.

“Që prej fillimit të pandemisë zona e ish-Bllokut është cilësuar si një nga vatrat kryesore të përhapjes së Covid-19, edhe pse u morën masa duke vendosur edhe orë policore, për shkak të frekuentimit të shumtë të lokaleve në këtë zonë. Sërish kjo zonë vijon të mbetet një vatër e nxehtë e Covid-19”.

Epidemiologia Ermelinda Murati thotë se e gjithë Tirana ka raste pozitive me Covid, por 5 janë zonat me numrin më të lartë të të infektuarve.

“Është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Janë vatra komunitare, por nuk përjashtohen as vatrat e institucioneve. Vazhdon të jetë problematike zona e Bllokut, Kodra e Diellit, Astiri, Kamza, Fresku.”

Në kryeqytet janë afro 12 mijë raste pozitiv Covid. Ekspertët thonë se numri real i të infektuarve është disa herë më i lartë, pasi disa zgjedhin të bëjnë tampon dhe të tjerë vetëm skanerin./Bl.Ba/Fjala.al