Shpëtuan fëmijët nga kampi “Al Hol”, dekorohen me medalje trimërie dy oficerët e Antiterrorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë dy oficerët e Antiterrorit, Drejtorin Gledis Nano dhe oficerin Indrit Doda, për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri. Në Ministrinë e Brendshme u organizua një ceremoni për dorëzimin e Medaljeve, ku morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Para një viti ose më shumë se një viti, kur në Shqipëri dhe në Itali ziente opinioni publik lidhur me fatin e një djali shqiptar që ishte pothuajse peng në kampin Al Hol në Siri, Alvin Berishën, thirra Drejtorin e Antiterrorit Gledis Nanon në zyrë dhe e pyeta në mënyrë të shkurtër, të drejtpërdrejtë: “Çfarë do të kishe bërë ti Gledis nëse në Al Hol do të ishte djali yt?” Dhe Gledisi mu përgjigj pa u menduar asnjë sekondë: “Do të isha nisur për atje, do të isha nisur për në Al Hol”.

Atëherë i thashë: “Dakord, dhe konsideroje atë djalin si djalin tênd dhe bëhu gati për të shkuar atje në kohën më të parë të mundshme”. Kështu ndodhi. Ai filloi të përgatitej për të shkuar në Al Hol. Rrethanat e sollën, që pas disa kohësh u mundësua vajtja jo në Al Hol, por në Liban, ku vendosa të shkoj edhe vetë, kryesisht në shenjë respekti të gatishmërisë të këtij oficeri policie, i cili mu përgjigj pa hezitim. Por edhe për të parë mundësitë e vijimit të këtij operacioni. Jeni në dijeni që operacioni atëherë përfundoi me sukses, Alvin Berisha u kthye në shtëpi.

Që nga nëntori i vitit të shkuar e deri në nëntor të këtij viti, vazhdoi përpjekja për të tërhequr nga kampi Al Hol edhe fëmijë të tjerë dhe kampe të tjera në Siri. Ju e dini që në nëntor të këtij viti u realizua edhe tërheqja e një grupi tjetër fëmijësh, ndërkohë që ende ky operacion vazhdon, me shpresën që të gjithë ata fëmijë, viktima të papërgjegjshmërisë së prindërve, familjarëve të tyre, të lidhur me rrjetet e terrorit ndërkombëtar, të mund të kthehen në shtëpi, të largohen nga ferri i kampeve të Sirisë; të mund të afrohen pranë familjeve të tyre, të afrohen tek jeta normale, sociale, familjare, të edukohen, të shkollohen dhe të mos rriten si fëmijë të terrorit, por si fëmijë të Shqipërisë”, u shpreh Lleshaj.

Më tej ai vijon duke rrëfyer se çdo fëmijë i kthyer nga kampet e Sirisë në Shqipëri është një shqiptar më shumë dhe një terrorist më pak. “Ndaj në vlerësim të të gjithë kësaj përpjekjeje, këtij kontributi, kam vendosur edhe si akt të fundit në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, të firmos dy urdhra për akordim medaljesh, për Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano dhe bashkëpunëtorin e tij, Indrit Doda, dy oficerë, të cilët, siç e keni parë edhe ndjekur të gjithë, kanë qëndruar pas këtij operacioni, kanë mbajtur barrë, kanë rrezikuar bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc I. Ghorayeb dhe me shumë bashkëpunëtorë të tjerë ndërkombëtarë; kanë punuar, kontribuar kanë rrezikuar realisht, në emër të shpëtimit të jetës së disa fëmijëve që janë evakuuar dhe të tjerëve që do të evakuohen, shpresojmë, sa më shpejt”.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Përmes këtij akti, Lleshaj falënderon për kontributin e dy oficerëve të Policisë Shqiptare, ashtu sikundër pas të cilëve është e gjithë Policia Shqiptare, e cila është një Polici që ka kryer e vazhdon të kryejë me përgjegjësi detyrat e saj ndaj qytetarëve, ndaj sigurisë publike, ndaj rendit publik.

Policia në tërësi, Drejtoria e Antiterrorit duhet që ta vazhdojnë operacionin për tërheqjen e fëmijëve të tjerë. Siç thashë, çdo fëmijë i kthyer në Shqipëri është një shqiptar më shumë, ndoshta jo thjeshtë një shqiptar më shumë, por ndoshta një gjeneracion i tërë që vjen pas tij, më shumë, edhe një terrorist më pak, apo shumë terroristë më pak. E di që operacioni është në zhvillim e sipër, e di që puna ka ecur mjaft mirë dhe jam shumë optimist, që do të jeni në gjendje ta finalizoni me sukses këtë atë. Ndërkohë, që është po me aq rëndësi të përmendet dhe nevoja për ta vazhduar me seriozitet angazhimin tonë kundër terrorit.

Përfshirja e shqiptarëve në konfliktin në Siri, përfshirja e shqiptarëve në rrjetet e terrorit është një episod i pahijshëm në historinë tonë si komb. Nuk ka qenë, nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë çështje e shqiptarëve bashkimi me rrjetet terroriste kudo qofshin nëpër botë. Por në të njëjtën kohë ne, Policia e Shtetit, sidomos Drejtoria e Antiterrorit do të duhet ta vazhdojë, si deri më sot, angazhimin e saj për t’u përballur me terrorizmin.

Për arsye që tashmë gjithkush i di, lufta kundër terrorit bëhet nën dhe, kryesisht bëhet nën dhe, bëhet atje ku nuk ka dritë, në kuptimin figurativ. Pra, bëhet në kushte shumë të vështira, sepse po erdhi puna që terrori të dalë mbi dhe, e nën dritë do të thotë që është bërë vonë. Ndaj është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë në mënyrë profesionale, në mënyrë të pandalshme. Për ta mbajtur Shqipërinë larg, për ta mbajtur Shqipërinë të paprekur, për t’i mbajtur shqiptarët larg, për t’i mbajtur shqiptarët të pa përfshirë në rrjete dhe në veprimtari terroriste. Ashtu siç kanë qenë gjatë të gjithë historisë dhe siç do të jenë, pra.

Ndaj është detyrë e juaja e Policisë, e shtetit në tërësi dhe e Drejtorisë në veçanti për ta mbajtur këtë front aktiv dhe për t’u përballuar me sukses siç thashë në këtë front shumë të rëndësishëm. Me këtë rast gjej edhe rastin ngaqë, për arsye të koronës dhe të tjera, nuk do të organizoj ndonjë aktivitet formal ndarjeje, siç duhej bërë, për t’u përshëndetur nga të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nga drejtuesit e saj, për t’i falënderuar për kontributin e madh që kanë dhënë në forcimin e parametrave të rendit dhe të sigurisë publike në vend”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Planet për një fëmijë të dytë dhe vështirësitë gjatë shtatzënisë, rrëfehet Sara Gjordeni

“Kisha menduar gjithçka, por jo që do të isha në një podcast duke folur si mami”, u shpreh Sara Gjordeni...

Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të...

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit "Sofrën Çame" në Sarandë. Një traditë për të...

Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

Kryeministri Edi Rama, në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së, ka ironizuar opozitën teksa u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin...

VV-ja u gjobit me mbi 101 mijë euro nga PZAP

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 101 mijë e 500 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo në kuadër të fushatës zgjedhore për...

Lajme të tjera

Web TV