Sot bëhet publik, kush janë të ‘zgjedhurit’ e Ramës për ministër të Brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot publik emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Burime pranë kryeministrit thanë se mundet që në krye të ministrisë së Brendshme të emërohet një nga ministrat e kabinetit, por ende nuk ka një emër.

Mësohet se një nga emrat më afër postit të ministrit të Brendshëm, është ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por kjo do të mësohet sot, kur vetë kryeministri do të bëjë publik emrin që do të zëvendësojë Sandër Lleshajn në këtë detyrë.

Burime për “Panorama” thanë gjithashtu se ministri i ri i Brendshëm do të jetë ose një figurë e lartë politike, ose një figurë e nivelit të dytë në ekzekutiv, që më shumë do t’i ngjante një ministri teknik, më pak e atakueshme politikisht.

Nëse do të vendoset për një emër të tillë, mësohet se kryeministri Rama mund të propozojë emrin e Elira Kokonës, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Pak ditë më parë, Rama është konsultuar me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin për profilin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Sandër Lleshajn pas dorëheqjes.

Nuk kanë munguar këto ditë edhe emra të tjerë, si kandidatë të mundshëm, si sekretari organizativ në PS, deputeti Arben Pëllumbi, apo ai i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ai i Pandeli Majkos.

Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të djegur Shqipërinë. /Bl.Ba/Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV