Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë.
Burime pranë gazetës ‘Express’, raportuan se këngëtari dhe blogerja mirëpritën në jetë vajzën e tyre ditën e sotme (14 dhjetor).
Ndërkohë cifti, që bënë publike lidhjen e tyre gjatë karantinës pas muajsh thashetheme, ende nuk kanë reaguar në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, ata udhëtuan drejt Gjermanisë për të mirëpritur atje vajzën e tyre.
Pa.Va/Fjala.al