Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Faik Konica/ Zogu e emëroi ambasador, Enveri e cilësoi reaksionar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U lind më 15 mars 1875, në Konicë dhe u nda nga jeta 15 dhjetor 1942 në Uashington

Faik bej Konica ishte propagandues i çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ai lindi në Konicë më 15 mars 1875, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës. U nda nga jeta 15 dhjetor 1942 në Uashington.

Shkollimi

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuese privatë. Më 1883 shkoi të vizitonte të motrën, Xhevën, që në atë kohë banonte në Shkodër dhe aty vazhdoi Kolegjën Saveriane të Jezuitëve në dy vite shkollore, ku ndoqi lëndë në italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Mw 1884 kthehet në vendlindje dhe më pas, gjatë viteve 1886-1887, vijoi shkollimin në Liceun Perandorak të Gallatasarajit në Stamboll.

Filloi studimet universitare më 1890 në Collège de Lisieux; më 1893 ai shkoi në Lycée de Carcassonne (jugu i Francës) ku studioi deri më 1894, duke u përqëndruar në studimet klasike, letërsi dhe filozofi. Më 1893, gjatë “Année du Rhétorique” doli studenti i parë i kursit në lëndën e Kompozicionit në frëngjisht e në përkthimet latine.

Përfundoi studimet universitare me diplomën of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë të Dizhonit (Université de France) në 16 Nëntor 1895, ku u pagëzua i krishterë katolik me emrin Domenik, që e ka përdorur edhe në një letërkëmbim “beg Faik – Dominik Koniza”. Në vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collège de France në Paris, ku u përqëndruar në “letërsinë mesjetare frënge, dhe letërsi romake”.

Themeluesi i “Vatra”-s

Më 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, me ndihmën e autoriteteve austro-hungareze. Sipas dokumenteve belge, gjatë kohës që jetoi në Francë, Konica kish njohur një grua të quajtur Sophie Annette Hygon, me të cilën më 1897 pati një djalë të quajtur Henrik. Më 1903 u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Në Londër jetoi pesë vjet dhe studjoi dokumentet shtetërore veneciane që lidheshin me Shqipërinë si dhe me dorëshkrime të tjera, disa prej të cilave i botoi tek “Albania”. Më 1909 u ftua prej shqiptaro-amerikanëve të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku të jepte një varg leksionesh, që e bëri në dyvjeçarin 1909-1911.

Më 22 tetor 1909 mori në dorëzim prej Fan Nolit redaksinë e gazetës “Dielli”, që ishte botim javor i Shoqërisë “Besa-Besë”. Konica punoi si kryeredaktor i Diellit deri më 18 mars 1910, për t’u kthyer sërish me 6 maj deri me 1 korrik 1910, dhe mandej prej 1 gushtit 1912 deri më 8 korrik 1913.

Më 24 dhjetor 1911 në një mbledhje drejtuar nga Kristo Floqi, Konica caktohet anëtar i Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A. Përpjekjet e mbarë patriotëve shqiptare, përfshirë Konicën, arritën kulmin me themelimin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, The Hearth, me 28 prill 1912. Mbledhja e themelimit u zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit që atëhere ndodhej në 227 Tremont Street, Boston.

VATRA bashkoi shoqëritë Besa-Besën, Flamuri i Krujës, Kombëtare dhe Dallëndyshja, dhe do të luante rol shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Një Pleqësi e përkohëshme u zgjodh për të drejtuar organizatën e re. Sekretar i saj u zgjodh Fan Noli. Konica dhe Floqi u ngarkuan me ngritjen e degëve të reja të organizatës në Masaçusets dhe shtete të tjera.

Pas përfundimit të stinës së provimeve për Faikun nuk do të kishte më asnjë ditë pushimi të lirë. Përreth një muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri në 16 qershor 1912 Konica do të udhëtonte pa rreshtur në mbarë Anglinë e Re duke ngritur dhe organizuar degë të reja të Vatrës në Worcester, MA, Lynn, MA, Manchester, N.H., Central Falls, R.I. and Southbridge, MA.

Delegacioni

Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor. Në arkivin e tij privat më 13 mars 2006 iu gjet Kërkesa për Punësim, përmes së cilës mëtonte të punësohej si “pedagog në kolegj, shkollë normale ose shkollë tetëvjeçare; në lëndët: gjuhë romane, kryesisht frengjisht dhe italisht”. Pyetjes se në cilat pjesë të SH.B.A. dëshironte të punonte ai iu përgjigj: “Më 1912-1913, në rrethinat e Cambridge-it; në vitet e mëpasme kudo”.

Synimi i tij për të mos u larguar nga Bostoni në një periudhë kritike të lëvizjes shqiptare në Amerikë përkon edhe me veprimtarinë e ethshme të Konicës e Nolit gjatë këtyre dy vieteve në kuadrin e Vatrës. Fakti që formulari i punësimit është gjetur në arkivën private të Konisës, dhe jo në Arkivën e Universitetit tregon se ai nuk e dorëzoi atë tek zyra përkatëse. Konicës iu ofrua në fund të studimeve një vend pune si pedagog i anglishtes në Universitin e Pekinit.

Lexo edhe :  “Njeriu me shenjë”/ Si u shndërua italiani Al Kapone në kubanezin Toni Montana

Me efektin domino të shpejtë të ngjarjeve të gjysmës së dytë së 1912 dhe shpërthimin e Luftës Ballkanike, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në Kongresin e Triestes. Kongresi filloi me 1 mars 1913 nën kryesinë e Faik Konicës.

Ai zgjati tri ditë dhe më të morën pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë shqiptare, të cilët morën vendime të rëndësishme dhe miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë. Në gusht u kthye në Shqipëri, ku pasi e kishte quajtur “njeri të papërgjegjshëm, ambicioz dhe më të urryerin nga shqiptarët” në Vjenë, iu bashkua tarafit të Esad pashë Toptanit, në tetor ndihu në formimin e Pleqësisë së Shqipniës Mesme.

Më 3 nëntor në rrugët e Durrësit u shit numri i parë i gazetës së Pleqësisë, Ushtimi i Krojës, që drejtohej nga Konica. Pas diskutimeve për ardhjen e princit, Konica pati një zënkë me Toptanin. Më 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucë allafrënga.

Gjatë një qëndrimi dyvjeçar në Vjenë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, u takua me Ahmet Zogun të internuar nga austro-hungarezët dhe u bënë miq. Së bashku u takuan sërish në Itali, ku Konica ishte përfaqësues jo shumë aktiv si delegat i Vatrës dhe kish refuzuar një ofertë për t’u emëruar përfaqësues diplomatik i qeverisë shqiptare në Romë.

Rikthimi i fundit në SHBA

Në shtator të 1921, Faiku u kthye nga Napoli në Boston me ftesë të Vatrës për t’u bërë kryetar i saj. Konica nisi të kritikonte Zogun kur u emërua kryeministër më 1922 me pendën e tij të vrerosur. Më 1923 u takua në Boston me 20 vjeçarin Gjon Mili, të cilit do t’i ofronte miqësinë e tij.

Pas takimit me mikun e vjetër Fazlli Frashëri më 1925, Konica ndërroi qasje kundrejt Zogut duke u shprehur gjithnjë e më tepër si edukator përmes publicistikës së tij. Më 13 korrik 1926 dorëzoi letrat kredenciale si Ministër Fuqiplotë i Republikës në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe.

Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën pushtimin italian. Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.

Anatemimi

Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Më 4 mars 1946 Fan Noli i shkruante Sejfulla Maleshovës që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim.

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare”, “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike.

Personaliteti

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Si përfundim, ky “njeri me kulturë të lartë” (sipas Nolit), “enciklopedi shëtitëse” (sipas G. Apolineri), ishte eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë/ Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e ti për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë. “Me...

Nga 7.8 % deri në 35.3 %/ Tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë...

Beteja e ashpër për ‘thesarin më të madh në historinë njerëzore’

Galeoni spanjoll “San José”, i quajtur anija më e vlefshme në botë, u fundos nga britanikët në brigjet e Kolumbisë më shumë se 300...

Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po punohet për largimin e ujit nga banesat

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, sipas të cilit strukturat e emergjencave civile janë...

FOTO/ Ndeshja ndaj Armenisë në “Air Albania”, publikohet lista e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00. Të hënën nis...

Lajme të tjera

Web TV