Disa nga këngët më të bukura për festat e fundvitit dhe historia që fshihet pas tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i bëjnë festat më të këndshme dhe të mrekullueshme. Kështu, po ju zbulojmë “playliste”-ën e 5 këngëve më të bukura për festa dhe historitë e tyre përkatëse.

1.“Christmas Time Is Here Again”, The Beatles

Midis viteve 1963 dhe 1969, “the Beatles” u servirën fansave një dhuratë shumë speciale për Krishtlindje, një regjistrim, i cili nuk ishte i disponueshëm deri atëherë. Bëhet fjalë për këngën me titull “Christmas Time Is Here Again”, 6 minuta gëzimi, të cilat janë regjistruar në vitin 1967 posaçërisht për fansat. Megjithatë, kjo këngë nuk është lançuar deri në vitin 1995, kur u përfshi në albumin “Anthology”. Kënga është lançuar në CD e single-ave “Free as a bird”, por ky version u shkurtua në 3 minuta.

2.“Christmas All Over Again”, Tom Petty & the Heartbreakers

Kënga e Tom Petty, e titulluar “Christmas All Over Again” na kujton dy gjëra, sesa shpejt kalon një vit dhe sesa kompozitor i madh është Petty. E publikuar në vitin 1992, si pjesë e përmbledhjes me titull “Very Special Christmas”, një album i realizuar për qëllime bamirësie. “Christmas All Over Again” arriti të mbledh rreth 200 mijë dollarë, të cilat iu dhuruan atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Petty ka thënë se kjo këngë i atribuohej albumit të Phil Spector, me titull “A Christmas Gift for You”.

3.“Thank God It’s Christmas”, Queen

Këngët e Krishtlindjeve meritojnë të jenë të mëdha dhe dramatike dhe kush më mirë mund ta ofrojë këtë sesa mbreti i karizmës Freddie Mercury? Në fakt, kënga me titull “Thank God It’s Christmas” e Queen është shkruar nga kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor, por ata kishin një aftësi të veçantë që të shkruanin këngë në të cilat Mercury mund të transmetonte frymëmarrje plot jetë. “Thank God It’s Christmas” nuk u bë kurrë pjesë e një albumi të Queen, megjithatë atë mund ta gjeni në një përmbledhje hitesh të grupit të famshëm rock.

Lexo edhe :  Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

4.“Sock It to Me Santa”, Bob Seger & the Last Heard

Kënga me titull “Sock It to Me Santa” vjen drejtpërdrejt nga fantazmat e kaluara të Krishtlindjeve. E regjistruar në vitin 1966 kjo këngë ishte e vetmja e frymëzuar nga numri i James Brown “Papa’s Got A Brand New Bag”.

5.“Santa Claus Is Coming to Town”, Bruce Springsteen

Nuk do të quhej festë, nëse në të nuk përfshihet Bruce Springsteen, dhe “Santa Claus Is Coming to Town” është kënga më e vjetër e Krishtlindjeve. Ajo është realizuar në vitin (1934). Ndoshta Springsteen akuzohet për një zë paksa provincial dhe aq të gërvishtur saqë duket sikur lëshon britma, megjithatë në këtë këngë na ka ardhur i ëmbël dhe i butë. Kjo këngë ka ardhur në disa versione, në 1973 dhe në një tjetër regjistrim në 1975, i cili ka qëndruar më gjatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Lajme të tjera

Web TV