Rama përzgjedh Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mban aktualisht postin e ministrit të Bujqësisë.

Në një postim në Twitter, Rama ka njoftuar se emrin e Çuçit për ministër të Brendshëm e ka dërguar për dekretim tek presidenti Ilir Meta

Ndërkohë si ministre të Bujqësisë pritet të vendohet Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Pak ditë më parë, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Pas dorëheqjen Lleshaj theksoi se e mbylli këtë kapitull të angazhimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme “me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV