Protestuan me arkivol për vrasjen e Rashës, arrestohen organizatorët në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm, në lidhje me protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Policia thotë se të ndaluarit, edhe pse ishin në dijeni se këto aktivitete nuk lejohen për shkak të masave pandemike, ata kanë vijuar protestën.

Një ditë më parë, dhjetëra të rinj kanë protestuar në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës. Ata mbanin në duar një arkivol, ku kërkonin drejtësi për të riun 25-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, – thuhet në njoftimin e policisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump shpjegon pse dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka seriozisht në dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i...

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili...

Lajme të tjera

Web TV