Rama dorëzon 4 shtëpi në Farkë, batuta për qenin në shtëpi: E paskeni një analist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë shtëpi të rindërtuara.

Rama i shoqëruar nga Ahmetaj dhe Veliaj nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarët dhe gratë e tyre teksa i dha secilit dokumentat e shtëpisë në dorë.

Rama u shpreh se tashmë situata më e keqe kaloi dhe se do të vijojë puna për ndërtimin e banesave të tjera. Ndërkohë Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”.

Biseda me familjarin

Rama: Si jeni? Mirë se ju gjetëm… Çfarë ke mor çfarë ke (i drejtohet qenit)? E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës…

Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…

Rama: Edhe natën pa gjumë ë? Çe pyet mo çe pyet…

Duke i dorëzuar edhe çelësat e banesës së re, Rama shprehet se tashmë vështirësia më e madhe kaloi dhe se do të vijojë puna edhe për banesat e tjera.

Rama: Më e keqja tani kaloi.

Kryefamiljari: Kam lindur për herë të dytë.

Rama: Nuk e besoje apo jo!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një...

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku...

Lajme të tjera

Web TV