Balla takon kryetarin e Prezencës së OSBE, Vincenzo Del Monaco: Presidenca shqiptare e OSBE, sukses për diplomacinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim në Kryesinë e Kuvendit, kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë takimit ka vlerësuar se Presidenca shqiptare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ishte një sukses për diplomacinë shqiptare.

Sipas Ballës, Shqipëria ka tashmë një kuadër ligjor të plotë për zgjedhjet e 25 Prillit, qoftë me përmbylljen e ligjeve që burojnë nga paketa e marrëveshjes së 5 Qershorit, qoftë me çertifikimin e ndryshimeve kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor nga Komisioni i Venezias.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Gjatë takimit vlerësova se Presidenca shqiptare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishte një sukses për diplomacinë shqiptare. Vendi ynë nuk ka patur kurrë më parë një moment dhe peshë diplomatike si ky që arritëm gjatë kësaj Presidence, në mes të pandemisë por edhe me konflikte e kriza në vende apo rajone të ndryshme.

Tashmë kemi një kuadër ligjor të plotë për zgjedhjet e 25 Prillit, qoftë me përmbylljen e ligjeve që burojnë nga paketa e marrëveshjes së 5 Qershorit, qoftë me çertifikimin e ndryshimeve kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor nga Komisioni i Venezias.

Opinioni final vlerësoi se ndryshimet e mësipërme që i hapën rrugën listave të hapura, janë në përputhje me standardet e praktikat e mira zgjedhore.

Komisioni Venecias vlerësoi se Kuvendi?? është dhe mbetet legjitim për sa kohë ka gjithë kuorumet e nevojshme për çdo vendimarrje.

Mirënjohje Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë në disa projekte të rëndësishme.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV