Nik Xhelilaj tregon të pathënat e jetës së tij: 6 muaj nuk më ka folur babai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj ka treguar shumë detaje rreth jetës së tij, që nuk i kemi ditur më parë dhe sigurisht karrierës.

I ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në Top Albania Radio dhe iu ka kërkuar falje të gjithë atyre që nuk ju është përgjigjur këto kohë.

Ai zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit, por ai nuk e vazhdoi dhe vendosi të arratisej prej saj.

Aktori tregoi se kjo gjë i kushtoi “shtrenjtë”, pasi i ati nuk i ka folur për 6 muaj me radhë.

Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore…

Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu ndër të tjera Xhelilaj.

Të fundit

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV