Plagët në kokë nuk ia shkaktoi polici/ Zbardhet ekspertiza e vrasjes së Klodian Rashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor që mjekët kryen në trupin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Sipas dokumentit të siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se Klodjan Rasha, mbante në trup një xhup, me ngjyrë të gjelbër, me ndotje me njolla si ato të gjakut. Më tej tregohet se Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje.

Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë të shpinës, në një lartësi prej 119 centimetra nga thembra e djathtë, është evidentuar një plagë, në dukje e shkaktuar nga armë zjarri, me buzë të përveshura nga brenda, plagë hyrëse.

Nga këqyrja ka rezultuar se në pjesë e muskujve në anën e majtë të zonës së përparme të toraksit, është konstatuar fiksuar, marrë dhe sekuestruar një predhë armë zjarri. Predha ka dëmtime në njërën anë të majës së saj…”-thuhet në aktin e ekspertimit.

Më tej mësohet se në trupin e Klodjan Rashës është konstatuar dhe një brinjë e thyer, si pasojë e goditjes nga plumbi. Në aktin e ekspertimit nuk jepet asnjë e dhënë nëse Klodjan Rasha ka pasur plagë me armë në kokë. Sipas burimeve, e çara në kokë që më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor, është kryer nga vetë doktorët me qëllim marrjen e një kampioni truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV