Keni për të paguar fatura? Tani mbaroni punë nga celulari me një klik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta Shqiptare. Rama shprehet se përmes këtij aplikacioni, merren një sërë shërbimesh në postë online.

Kreu i qeverisë thekson se aplikacioni shkurton kohën për qytetarët, si dhe zhduk burokracitë, duke mos pasur nevojë që të pritet në sportele.

Elbasan – Oferta e re e POSTËS SHQIPTARE kurorëzon një nga rrugët më të rëndësishme të hartës së #RevolucionitDigjital2020?

“e-Wallet” është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë?

Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot?”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!”, flet nëna e autorit të vrasjes në Pogradec

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i...

Kina shqetësohet nga rënia e lindshmërisë, ofron deri në 1,500 dollarë për prindërit

Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juan (500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën tre vjeç si një përpjekje e qeverisë për...

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës...

SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve/ Avokati i Metës: Jam me pushime

SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Meta pritej që të shkonte sot në...

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin,...

Lajme të tjera

Web TV