Stuhi bore në SHBA, avioni rrëshqet nga pista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i ‘Spirit Airlines’ ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore (Uashington) (BWI) të enjten në mëngjes, pasi një stuhi e fuqishme dimërore krijoi kushte të vështira.

Sipas mediave të huaja, Field Sutton, zëdhënës i Spirit Airlines, i tha CNN se “Fluturimi 696” nga Las Vegas për në BWI u ul në mënyrë të sigurt. Megjithatë, siç ka thënë ai, avioni rrëshqiti nga pista teksa po drejtohej për në terminal.

Sutton tha që rrota e përparme rrëshqiti në zonën e barit. Për fat të mirë ai ka thënë se asnjë pasagjer nuk u lëndua dhe të gjithë 111 personat në avionjanë të sigurt dhe u transportuan me autobus në terminal.

Aeroporti BWI shkroi në Twitter se ekipi i tij i motit kishte punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur sipërfaqet të sigurta në fushën ajrore dhe afër terminalit, duke thënë se “ekipet qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar operacione të sigurta”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV