Batuta dhe “kode” mes Ramës, Lleshajt dhe Çuçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje ministrin e ri të Brendshëm Bledi Çuçi, ku nuk munguan edhe batutat disi të tensionuara me ministrin në ikje Sandër Lleshaj.
Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama është gjendur mes ministrit të ri të Brendshëm dhe ish ministrit Lleshaj për t’i uruar punë të mbarë kreut të ri të dikasterit më të rëndësishëm në vend. Krahas prezantimit që i bëri Çuçit në krye të këtij institucioni, Rama ka folur për protestat e këtyre 7 viteve të qeverisjes së tij. Ai është shprehur se qeveria i ka dëgjuar protestuesit dhe ka vepruar në interes të tyre, ndërsa kujtoi edhe protestën për armët kimike, protestën e studentëve, protestën e qytetarëve kuksianë për tarifën e “Rrugës së Kombit” dhe deri te protesta e naftëtarëve.

Këtë kalim stafete në Ministrinë e Brendshme mund ta ndjekim të gjithë bashkë me mesazhet përkatëse. Para pak ditësh qeveria suedeze ka publikuar anketimin e përvitshëm lidhur me policimin në komunitet dhe do të dëshiroja që rezultatet e anketimit të jenë edhe hapi i parë i komunikimit të ministrit të ri të Brendshëm me trupën e Policisë së Shtetit dhe me publikun pasi bëhet fjalë për një anketim të pavarur dhe domethënës për të pasur një pasqyrë objektive të ecurisë së punës së policisë dhe shumë e rëndësishme një pasqyrë besnike të marrëdhënieve mes policisë së Shtetit dhe qytetarëve. Në këtë proces janë pyetur qytetarët dhe nga ta është marrë opinion mbi perceptimin e tyre mbi Policinë e Shtetit dhe për aspekte të ndryshme të punës dhe veprimtarisë së policisë”, tha Rama.

Kryeministri ka mbajtur edhe përgjegjësitë e veta në dy mandatet e qeverisjes. “Qeveria, edhe më e mira në botë, nuk është e pagabueshme dhe as nuk i zgjidh dot të gjitha hallet dhe problemet e një shoqërie. Mund ta them me plot gojën që gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare nuk e kemi bërë asnjëherë. Jam krenat që në këto 7 vite qeveria jo vetëm e ka dëgjuar zërin e protestuesve, por në jo pak raste ka reflektuar dhe ka ndryshuar qasje apo qëndrim lidhje me çështje të caktuara përballë arsyes së protestuesve. Mbase nuk është shumë, por nuk është pak po të kemi parasysh eksperiencat e mëparshme”, tha ai.

Lexo edhe :  Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Rama ka rreshtuar të gjitha protestat e mëdha që janë bërë gjatë kësaj kohe. “Armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për Rrugën e Kombit, apo edhe së fundmi kërkesa e naftëtarëve për mbështetje financiare nga qeveria, janë disa shembuj konkret, kuptimplotë për shkallën e dëgjueshmërisë dhe gatishmërinë e reflektimit ndaj arsyeve të protestuesve. Disa thanë se qeveria u tërhoq sepse u trembën nga dhuna. Në fakt jo, qeveria reflektoi ndaj shqetësimit të drejtë të një komuniteti të tërë sepse kuptuam se ishin gabim llogaritë tona, dhe më e rëndësishmja është të bëhet gjithnjë gjëja e drejtë. Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo çdokush që proteston ka të drejtë”, tha Rama ndër të tjera.

Çuçi “thumbon” Lleshajn: Unë do iki si ministër i Brendshëm

Dje Bledi Çuçi ka marrë detyrën e tij si ministër i Brendshëm. Në prezencë të Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Çuçi ka lëshuar edhe një “thumb” për paraardhësin e tij, ku u shpreh se në fund të mandatit të tij, publiku të thotë që “i ka mbaruar mandati ministrit të Brendshëm dhe jo ministrit të Policisë”. “Nuk ka rëndësi si hyn aktori në skenë, por ka rëndësi dalja nga skena e aktorit. Në përfundim të mandatit tim, do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, dhe jo ministrit të policisë, apo ministrit të Rendit. Gjë që për fat të keq mbetet një perceptim për të cilën Sandri u mundua shumë që t’i ndryshojë, sepse besoj fort që po nuk u kuptua ky organizëm, asnjë reformë nuk do ketë gravitetin e duhur. Kjo është dëshira ime dhe është një lloj premtimi për angazhimin”, tha Çuçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV